Pas turizmit, ndërtimit dhe pikave të karburanteve, aksioni kundër informalitetit do të zhvendoset edhe te individët që japin shtëpi dhe ambiente me qira.
Sipas Administratës Tatimore, është detyrë e qiradhënësit që të deklarojnë dhe të paguajnë tatimin në rastet kur japin me qira shtëpi për turistë vendas apo të huaj. Shkalla tatimore e këtyre të ardhurave të tatueshme përllogaritet në 15%.
Ato mund të kryejnë deklarimin dhe pagesën në mënyrë elektronike. Ndërsa, në rastet kur qiradhënësit i japin me qira pronat një subjekti të regjistruar, i takon këtij të fundit përgjegjësia për mbajtjen, deklarimin dhe pagesën e tatimit në burim.