Në Wuhan, qyteti ku shpërtheu koronavirusi COVID-19 për t’u përhapur më pas në të gjithë botën, ka shënuar ditën e djeshme vetëm një rast të ri me koronavirus.
Masat e forta dhe izolimi që autoritetet shëndetësore i kanë bërë virusit, ka bërë që Wuhani të regjistrojë një ditë më vetëm një person të infektuar me virusin e rrezikshëm.
Wuhani ishte vendi i parë ku shpërtheu koronavirusi në Dhjetor të vitit 2019. Më pas, Kina u izolua tërësisht për të bërë të mundur ndalimin e përhapjes së COVID-19.
Nga ana tjetër, Italia është shteti më i prekur në Europë ku numri i viktimave ka shkuar mbi 2 mijë. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi koronavirusin COVID-19.