Nuk ka ende asnjë evidencë shkencore mbi ekzistencën e pikës G, megjithatë ajo ekziston.
Më poshtë do t’ju njohim me disa fakte që duhet ti dini mbi këtë pikë shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme të organit femëror gjenital.
Ku ndodhet pika G?
Pika G ndodhet brenda vaginës, rreth dy ose tre centimetra brenda, në pjesën e përparme, pas klitorit. Por ne duhet të bëjmë një hap prapa dhe të supozojmë se nuk ka asnjë provë shkencore ose mjekësore të ekzistencës së saj. Kjo do të thotë, askush nuk e ka “parë” pikën G në ultratinguj, dhe as nuk ka prova nga pikëpamja neurologjike se atje, në atë pikë, ekziston një grup i mbaresave nervore që mund të identifikohen si vendi i kënaqësisë absolute.
Hipoteza më e zakonshme, është se pika G është një bashkim i një sërë faktorësh të ndryshëm, pjesë e një strukture veçanërisht reaktive (d.m.th. klitorisi, vulva dhe vagina). Pjesë që nëse stimulohet me kujdes, çon në kënaqësi shumë intensive seksuale.
Faktorët që duhen konsideruar
Nuk bëhet fjalë për një “buton” që duhet shtypur si ai i ashensorit, por një zonë e tërë erogjene që ka nevojë, si të gjitha zonat e tjera erogjene të femrave, të stimulohet siç duhet, në përputhje me nevojat, emocionet dhe shijet e gruas në fjalë.
Kënaqësia femërore varet nga një sërë faktorësh, disa prej të cilëve nuk kanë asnjë lidhje me vetë organet gjenitale. Pra, nëse duam që partnerja jonë të arrijë orgazmën duhet të zbulojmë se çfarë dëshiron, çfarë i pëlqen, ku dëshiron të përkëdhelet.
Një orgazëm intensive
Që marrëdhënia seksuale të japë kënaqësi është e nevojshme të ndihemi të qetë, të ndiejmë se mund ta braktisim veten tek partneri. Atëherë po, ne mund të eksplorojmë kënaqësinë ekzotike të pikës fantazmë G. Pa harruar që zonat që do të stimulohen manualisht ose me seks oral, presioni që duhet të kryhet dhe koha e kërkuar janë të gjitha aspekte absolutisht subjektive. Një grua mund të marrë kënaqësi të jashtëzakonshme nga stimulimi i pikës G; i njëjti stimulim, në të njëjtën pikë, për një grua tjetër mund të mos ketë efekt.