Opinionistja dhe ish-banore e “Big Brother” Neda Balluku ka komentuar ndarjen e Heidit dhe Romeos në “BBV”.
Në disa postime në rrjete sociale, ajo i del në mbrojtje Heidit duke marrë si shembull historinë e Frederica Lepanto, banore e “Grande Fratello 14” e cila ndodhej në një situatë të ngjashme ku u dashurua brenda pak javësh me një nga djemtë e shtëpisë dhe më pas ai nisi ta largonte nga vetja, por në fund Lepanto u shpall fituese, edhe pse ju desh kohë të kalonte situatën e ndarjes nga djali që i rrëmbeu zemrën brenda shtëpisë.
Me këtë histori, Neda shprehet se edhe Heidi mund t’ia dalë duke komentuar situatën e saj me Romeon, të cilët mbrëmjen e djeshme konfirmuan edhe ndarjen. Ajo ndër të tjera shprehet se Romeo mesa duket nuk mund ta pranojë që ish-partnerja e tij është lojtare më e fortë dhe ka vendosur ta ndajë pa marrë parasysh sesa mund të ndikojë emocionalisht tek Heidi.