Aktualitet Vrasja e shqiptarit, mediat italiane: Mikel Zaka qëlloi se kishte frikë se...

Vrasja e shqiptarit, mediat italiane: Mikel Zaka qëlloi se kishte frikë se do të rrëmbehej

Mediat italiane vijojnë të publikojnë detaje të reja lidhur me sherrin mes shqiptarëve që ndodhi në Itali ku mbeti i vdekur 27-vjeçari Kasen Kasmi dhe u plagosën tre të tjerë.

Autori 23-vjeçari Mikel Zeka kishte deklaruar më herët për policinë se ai kishte debatuar me 27-vjeçarin për një vajzë, por ky motiv nuk e ka bindur prokurorinë. Nuk janë përjashtuar edhe pistat e tjera që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.

Media italiane ‘Il Messaggero’ shkruan se autori kishte frikë se mos rrëmbehej. Këtë e përditshmja italiane e arsyeton me faktin se pse Zaka do të shkrepte armën në një lokal të mbushur plot me njerëz.

Ndër të tjera media italiane sjell në vëmendje edhe një tjetër detaj. Viktima, vëllai dhe dy miqtë e tij mbërritën afër lokalit me një makinë ‘Lancia Ypsilon’ të bardhë, dhe e lanë atë të ndezur në karrexhate në rrugën ‘Aldo Moro’.

Arsyeja e vetme e besueshme është se ata donin ta linin gati automjetin për një rrëmbim të mundshëm. Megjithatë, ata nuk dyshonin se 23-vjeçari ishte i armatosur.

Arma me të cilën vrasësi qëlloi viktimën, aktualisht nuk gjendet askund dhe për këtë arsye zhytësit e zjarrfikësve po skanojnë shtratin e lumit Cosa. Mendohet se gjatë arratisjes Mikeal Zaka e hodhi armën në lumë.