Sport Nedved: Sa herë luan Juventusi, vuaj si i çmendur

Nedved: Sa herë luan Juventusi, vuaj si i çmendur

“Ne kemi një rekord të mirë me Realin, shpresojmë të vazhdojë kështu…, – tha Pavel Nedved për mediat çeke në prag të finales së Ligës së Kampioneve, Juventus-Real Madrid. – Por, mos harroni se ata e kanë fituar tashmë 11 herë këtë trofe, në 14 finale, dhe këto janë numra të çmendur. Real Madridi është ekipi më i mirë në botë. Besoj se në Cardiff do të jetë një lojë e balancuar dhe shumë e vështirë, një festë e futbollit.”

Nedved thotë se do të përballojë një vuajtje të madhe, pavarësisht rezultatit përfundimtar: “Për mua do të jetë si zakonisht, rraskapitëse. Jam i ndershëm. Ndonjëherë, pas lojërave ndihem keq. Gruaja ime më thotë se ndonjë ditë do të kem sulm në zemër, por çfarë mund të bëj. Unë vuaj shumë para, gjatë dhe pas ndeshjeve. Në fund të lojës jam po aq i rraskapitur, sa ata që kanë luajtur në fushë.”

Dy fjalë edhe për situatën në ekipin bardhezi: “Juventusi është i qetë, i përqendruar dhe nuk ndien presion të madh. Por, në të njëjtën kohë, unë mendoj se do të na duhet për të menaxhuar tensionin dhe zemërimin.”