Në konferencën për shtyp, pas mbylljes së takimit të ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg.
Komisioneri për Zgjerim në largim i BE, Johanes Hahn i kërkoi falje qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që ende nuk ka një dakordësi për ta. Ai tha se këto dy vende i kanë përmbushur kërkesat.
“I kërkoj falje qytetarëve të dy vendeve që nuk arritëm të binim dakord. Procesi është I bazuar në merita dhe këto dy vende i kanë realizuar kërkesat. Unë kam bërë maksimumin tim, por kam besim se do të kemi sukses në fund. 25 shtete janë në favor të hapjes së negociatave. Nuk kam asnjë indikacion që Macron do të ndryshojë qëndrim. Na duhet një sinjal politik për të dhënë dritën jeshile për nisjen e bisedimeve. Duhet të nisin përgatitjet për hapjen e bisedimeve për kapitujt e parë që janë ato të sundimit të ligjit”, tha Hahn.
Ndërkohë, ministrja e Finlandës, Tytti Tuppurainen, u shpreh optimiste për një “po” për dy shtetet.
“Jam optimiste që javën e ardhshme që vendimi do të jetë pozitiv për të dy vendet. Shumicën dërrmuese e vendeve ishin pro hapjes së negociatave. Tani është koha që ne t’i përmbahemi detyrimeve tona”, tha Tytti Tuppurainen.