Politika Negociatat me Shqipërinë, Parlamenti holandez nuk mblidhet prej koronavirusit

Negociatat me Shqipërinë, Parlamenti holandez nuk mblidhet prej koronavirusit

Parlamenti holandez, i cili do të shqyrtonte sot kërkesën e qeverisë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk do të mblidhet për shkak të rrezikut të koronavirusit.

Parlamenti do ta zhvillojë procedurën me shkrim, çka do të thotë se deputetët do t’i nisin pyetjet për ministrin e Jashtëm, Stef Blok me shkrim, dhe ai do t’u përgjigjet po me shkrim. Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet do të jenë publike. Parlamenti holandez pritet që deri të hënën të dalë me një qëndrim sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Qeveria holandeze për herë të parë ka propozuar hapjen e negociatave për Shqipërinë, por duke vendosur kushte. Holanda pret që Shqipëria të bëjë përparim me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, plotësimin e Gjykatës së Lartë, finalizimin e vetingut, forcimin e luftës ndaj korrupsionit, përfshirë zyrtarë të lartë dhe rishikimin e ligjit të medias, sipas Komisionit të Venecias. Për Maqedoninë e Veriut, “po”-ja është pa kushte.