Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca ka komentuar vizitën e tij në KE, ku edhe ka diskutuar gjerë e gjatë ecurinë e reformave në Shqipëri. Përmes një postimi në Twitter, Soreca shprehet se është në pritje të Raportit Vjetor të Komisionit Evropian.
“Sërish në Bruksel, në Këshillin e Bashkimit Evropian ???????? për të diskutuar me Shtetet Anëtare në #COËEB gjendjen e zbatimit të reformave kyçe dhe situatën politike aktuale në Shqipëri ????????. Në pritje të Raportit Vjetor të Komisionit Evropian dhe vendimit të qershorit nga Këshilli për hapjen e negociatave për anëtarësim.”-shkruan ai në Twitter.