Italia dhe Gjermania ritheksuan se bllokimi i zgjerimit të Bashkimit Europian dhe pengimi i fillimit të bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk përputhet me interesat strategjike europiane.
Si kryeministri italian Giuseppe Conte ashtu dhe kancelarja gjermane Angela Merkel që po viziton Romën, nënvizuan rëndësinë e zgjerimit të bllokut me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për të punuar më shumë me vendet e këtij rajoni.
Të dy udhëheqësit nuk fshehën zhgënjimin e rezultatin negativ të takimit të fundit të Këshillit Europian.
Conte: Duhet të punojmë së bashku për arritjen e objektivit të zgjerimit të Bashkimit Europian me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është një temë mjaft e rëndësishme për ne që e përballem se fundi pa zgjidhjen e duhur.
Kancelarja Merkel paralajmëroi se boshllëku i krijuar në Ballkanin Perëndimor do të mbushet nga fuqi të tjera.
Merkel: Jam mjaft e kënaqur që ndajmë së bashku me Conten të njëjtën strategji ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim, për hapjen negociatave me Shqipërinë Maqedoninë e Veriut.
Përveç zgjerimit të dy krerët e qeverive diskutuan edhe për problemin e rishpërndarjes së refugjatëve që arrijnë në brigjet italiane, por edhe ndryshimet për bashkimin bankar të bllokut.