Ka disa ditë që opinion publik shqiptar po trazohet me historinë e spiunazhit të negociatorëve.
Sali Berisha, ish-kryeministri dhe njeriu që ideoi paktin me Athinën, atë që u rrëzua në 2009, ka etiketuar si spiun një nga negociatorët, Artur Meçollarin.
Ndërkohë në Greqi nuk ka fare asnjë polemikë mbi ekipin negociator.
Opozita e atjeshme i bën presion Tsiprasit që qeveria të arrijë të fitojë sa më shumë që të jetë e mundur afër pozicionit të marrëveshjes së vitit 2009.
Pra, ose të jetë në një nivel me 2009-ën, ose të humbë sa më pak territor.
Ministria e Jashtme greke ndryshe nga Tirana zyrtare ka një delegacion shumë të vogël: nga 12 që ka emëruar Ditmir Bushati, Nikos Kotzias ka vetëm 4.
Dhe janë të njëjtët që Dora Bakojanis ka patur në krah për të përgatitur atë që e ka quajtur “Master of Arts”; pra marrëveshjen e vitit 2009 që e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, shkruan portali tesheshi.com
Negociatorët e e Bushatit do të përballen me 4 nga mjeshtrat më të njohur jo vetëm në Greqi por edhe në botë: një hartograf, profesor në SHBA; një jurist i së drejtës detare par excellence; një gjeomorfolog dhe numri një i administratës publike në Ministrinë e Jashtme të Greqisë.