Të martën në Tiranë mbërrin Kreu i Komisionit të Jashtem të Parlamentit Europian, njeriu i kancelares Angela Merkel, David McAllister.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se i përzgjedhuri si negociator McAllister do të shoqërohet nga Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckeshtein dhe Eduard Kukan, ky i fundit është ende i pakonfirmuar.
McAllister është negociatori që do të ulë kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Lulzim Basha në një tavoline me një marrëveshje që duhet të shërbeje për zgjidhjen e krizës politike.
Mësohet se dokumenti që do tu vendoset palëve në tavolinë po hartohet nga faktori ndërkombëtare dhe në këtë proces nuk është përfshire vetëm Bashkimi Europian.
Mbërritja e Kreut të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister në Tiranë shihet si një mundësi për zgjidhjen e situatës politike dhe arritjen e një marrëveshjeje për kthimin e opozitës ne parlament e futjen e saj ne zgjedhjet parlamentare.
Në mes të javës së kaluar McAllister u përzgjodh si negociator për arritjen e një marrëveshje e pak dite me vonë edhe dy aleatet në qeverisje Edi Rama e Ilir Meta deklaruan se një negocim nga Partitë Popullore Europiane do të ishte i mirëpritur.