Extra Nëna asimptomatike infekton me koronavirus 17 nga 18 fëmijët e saj

Nëna asimptomatike infekton me koronavirus 17 nga 18 fëmijët e saj

Një nënë nga Nju Jork, e infektuar me koronavirus, por që nuk kishte shfaqur simptoma, raportohet t’ia ketë kaluar virusin 17 nga 18 fëmijëve të saj, një pjesë të të cilëve i ka adoptuar.

Brittany Jencik, e cila jeton në Penfield pranë Rochester, tregon se infektoi pa dashje fëmijët e saj ndërkohë që ishte asimptomatike rreth 5 javë më parë.

Situata shëndetësore e saj aktualisht është shumë e rëndë madje dhe fëmijët e saj kanë filluar të shfaqin simptoma.

Jancik tregon për mediat se virusi vdekjeprurës, i ngjashëm me gripin, e goditi familjen e saj “si një tren mallrash”. Ajo ende nuk e di se ku u infektua.