Ditën e djeshme një vajzë 3-vjeçare e quajtur Elif Perinçek është gjetur nën rrënoj 65 orë pas tërmetit në Izmir. Direkt sa u shpëtua, u dërgua menjëherë në spital me ambulancë. Tani ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Nëna e saj u gjet nën rrënoja nga skuadra e shpëtimit vetëm një ditë pas tërmetit. Një video emocionuese është shpërndarë nëpër mediat e huaja, ku tregon momentin kur e ëma takon Elifin në një dhomë spitali dhe mes lotëve i thotë se e do shumë.
“Dashuria ime, mami është këtu pranë teje, e shtrenjta ime, të dua shumë shpirti im”, ishin disa nga fjalët që e ëma po i thoshte Elifit.