Kryesore Skuadra e Biden, pesimiste për fitore në Florida. Ja pse ky shtet...

Skuadra e Biden, pesimiste për fitore në Florida. Ja pse ky shtet është tejet i rëndësishëm

Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, nuk pranoi të komentonte mbi atë që do të bënte nëse rezultatet nuk shpallen që sot. “Do të shohim, ka kaq shumë në lojë tani… Do të flasim kur të vijë momenti”, tha Biden. I pyetur nëse do të reagonte nëse presidenti Trump shpallte fitoren, Biden shtoi: “Varet nga ajo që thotë dhe si e thotë”.

“Nuk e vendosin presidentët cilat vota vlejnë dhe cilat jo, janë votat që vendosin kush bëhet president. Çfarëdo që të thotë, votat do të numërohen”.

Ish-zv.presidenti tha gjithashtu se kishte besim te rezultati, sidomos për shkak të numrit të madh të votuesve që morën pjesë në votime.

Ndërsa burime nga skuadra e fushatë së tij pranuan se që sonte do të merret vesh sesi do të përfundojnë këto zgjedhje, por janë pesimistë për Floridën.

“Nëse fitoj Floridën, mbaroi, fitova. Nëse nuk fitoj, atëherë do të shohim shifrat në shtetet e tjera”, tha Biden.

Pse ka rëndësi Florida

Nga shtetet e lëkundura që vendosin zgjedhjet, pritet që Florida, North Carolina dhe Arizona t’i japin rezultatet brenda natës amerikane, sepse e kanë bërë tashmë të ashtuquajturën “pre-processing” të votave postare.

E gjithë vëmendja do të jetë në Florida dhe Pennsylvania, dy shtetet e lëkundura. Nëse Biden fiton në Florida, rruga drejt Shtëpisë së Bardhë do të ishte pa malore.

John King, guru elektoral i CNN, shpjegon se rreth orës 11 të mbrëmjes ose mesnatës (rreth orës 4 ose 5 me orën tonë 5) do të mësohet se kush ka fituar në Florida dhe ndoshta edhe në North Carolina. Siç thamë më lart, nëse Biden fiton një nga dy shtete ose të dy, do të ishte pothuajse e pamundur që presidenti aktual të rikuperonte.

Nëse Trump do të fitojë Floridan, do të jetë e nevojshme për t’u pritur nja dy ditë se kush ka fituar Shtëpinë e Bardhë. Dhe nuk është për t’u përjashtuar që nëse rezultati kokë më kokë është shumë i ngushtë, do të duhej më shumë se Florida: në 2008 ishin të nevojshme dy javë dhe tre rinumërime për të kurorëzuar guvernatorin dhe senatorin.