Një ngjarje mjaft e çuditshme ka ndodhur në një aeroport në Arabinë Saudite. Nëna harroi fëmijën e saj në terminal dhe u kujtua për të vetëm në momentin kur avioni ishte ngritur nga pista.
Mediat arabe shkruajnë se situata e çuditshme ka ndodhur në avionin e linjës Jeddah- Kuala Lumpur gjatë fundjavës së kaluar.
Kur nëna u kujtua për fëmijën e saj, njoftoi e alarmuar ekuipazhin e avionit. Pilotët, më pas, komunikuan me kullën e kontrollit, të cilët edhe pse ishte një rast i paprecedent për ta, i dhanë mundësinë pilotëve të uleshin sërish në pistë. Kjo bëri që avioni të vonohej rreth 1 orë.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe një vit më parë në Gjermani. Një çift lanë vajzën e tyre në aeroportin e Shtutgartit. Zyrtarët raportuan se fëmija 5 vjeç vraponte i vetëm nëpër terminal. Prindërit ishin nisur të ndarë dhe mendonin se fëmijën ja kishin lënë tjetrit.