Të jesh nënë të kushton karrierën dhe biznesin, nëse e ke një të tillë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, amësia ndikon në shkallën e aktivitetit ekonomik të grave ne Shqipëri.
Në përgjithësi, gratë pa fëmijë kanë shkallë më të lartë të aktivitetit ekonomik në krahasim me të tjerat, grafiku me ngjyrën gri. Me rritjen e numrit të fëmijëve, aktiviteti ekonomik në përgjithësi bie, sidomos për gratë me katër ose më shumë fëmijë, siç duket nga grafiku me ngjyre kafe. Kjo tregon se roli i grave si nëna dhe kujdestare kryesore mund t’i largojë ato nga tregu i punës, veçanërisht në rrethana kur ka një mungesë kujdesi për fëmijët dhe mbështetje sociale.
Të tjera arsye japin burrat për të mos qenë pjese e tregut të punës. Sipas INSTAT-it, shkaku kryesor është të qenit student, ndjekur nga besimi se nuk ka punë në dispozicion.