Politika Nënshkruhet marrëveshja për sigurimet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë

Nënshkruhet marrëveshja për sigurimet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen për sigurimet shoqërore më Bullgarinë.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama i cili përmes një postimi në faqen e vet në Facebook.

“Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve”, shprehet Rama.