Aktualitet Vlorë/ Vëllezërit përplasin kunatin me makinë

Vlorë/ Vëllezërit përplasin kunatin me makinë

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim në Vlorë pasi sulmuan kunatin e tyre. Bëhet e ditur se në kërkim janë shpallur M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç të dy banues në fshatin Kot.

Dyshohet se, pas një konflikti familjar ata kanë goditur të enjten me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, një 38-vjeçar, banues në Vlorë.

Kunati i vëllezërve të shpallur në kërkim ndodhet aktualisht në spital ku po merr kujdesin shëndetësor.