Kryesore Nëse del nga shtëpia pas orës 18:00, 10 mijë lekë gjobë, nëse...

Nëse del nga shtëpia pas orës 18:00, 10 mijë lekë gjobë, nëse ke makinë të sekuestrohet

Nëse lëviz në këmbë pas orës 18:00, 10 mijë lekë gjobë, nëse del nga liqeni 20 mijë lekë gjobë. Ky është vendimi i marrë ditën e sotme nga qeveria dhe publikuar në Fletoren Zyrtare.

Ndalimi i qarkullimit të njerëzve pas orës 18:00 në rrugë në të gjithë Shqipërinë u bë i ditur më herët nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se është një masë e shtuar në kushtet e emergjencës që ndodhet vendi për të luftuar koronavirusin.

Në aktin normativ parashikohet se kushdo që nuk zbaton urdhrin dhe del pas orës 18:00 do të gjobitet me 10 mijë lekë dhe bllokim të automjetit privat me 3 muaj nëse disponon një të tillë.

Në lidhje me qytetarët që shëtisni nga liqeni apo në parqe dhe nuk respektojnë rregullat për kufizimin e lëvizjes do të gjobiten e 20 mijë lekë dhe bllokim automjeti privat me 3 muaj nëse kanë një të tillë. Edhe ata që lëvizin me biçikletë, motor, ciklomotor ose motomjet do të preket nga gjoba dhe do i bllokohet mjeti për 3 muaj.

Vendimi

“Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orareve të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane, apo mjedise të tjera publike të hapura, dënohen me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë. 19. Për individët, të cilët, në kushtet e shkeljeve të pikave 17 dhe 18, të këtij neni, lëvizin me biçikletë, ciklomotor ose motomjet, zbatohet edhe masa shoqëruese e bllokimit të mjetit lëvizës për 3 muaj.”