Nëse jetoni siç duhet, vetëm një jetë është e mjaftueshme, ndaj bëhuni ndryshimi që doni të shikoni. Ndiqni rrugën e dashurisë, besimit, mirëkuptimit dhe faljes për të jetuar me lumturi
Arti i të jetuarit me dashuri dhe plotësim.
Dashuria dhe arritjet e mëdha kërkojnë rrezik.
Rreziku përfshihet në çdo mundësi të madhe të jetës. Nëse s’do të ishte për ndërmarrjen e rrezikut, kushdo do të bënte gjëra të zakonshme, por jo të mëdha. Ruani një stil të rehatshëm jetese, por kujdes nga jeta monotone.
1. Respekt për veten: besimi te vetja është çelësi i suksesit dhe një person që respekton veten është gjithnjë i aftë.
2. Respekt për të tjerët: kthejeni respektin që merrni në mënyrë që ta bëni jetën tuaj të plotë.
Nëse bëni një gabim, ndreqeni menjëherë
Mos e lejoni krenarinë t’ju pengojë hapat që doni të hidhni në jetë. Kërkoni falje, merrni përsipër përgjegjësitë dhe tregohuni të sinqertë.
Mësoni rregullat, që të dini t’i thyeni ato
Rregullat janë bërë për t’u thyer. Shumë prej tyre i imponohen njeriut prej institucioneve dhe zakoneve të mëparshme. Por kur vjen puna te thyerja e rregullave, kjo duhet bërë sipas mënyrës së duhur që të shmanget ndëshkimi. Nëse autoriteti nuk vihet në pyetje, kjo është mungesë civilizimi.
Nëse diçka nuk ndodh, jeni me fat
Jo çdo gjë që dëshironi është e nevojshme për ju në rrugën e gjatë të jetës. Lëreni rrjedhën tuaj të fatit t’ju udhëheqë në gjërat që duket se dalin kundër jush. Universi funksionon në mënyra të mistershme, besojuni këtyre mënyrave.
Vetmia disa çaste në ditë ju bën mirë
Pavarësisht se si ju vjen dita, të paktën 30 minuta duhet t’i kaloni me veten në një vend të qetë. Kjo është një kohë e artë që ju bën të analizoni ndodhitë që po hasni.
Jini të hapur për ndryshime
Bota është vazhdimisht në ndryshim. Mos e bëni jetën tuaj të mjerueshme. Mirëpritni vende të reja, mendime të ndryshme, njerëz të rinj për ta bërë jetën sa më interesante.
Gjykojeni suksesin në bazë të sakrificave
Suksesi nuk është i vërtetë nëse ju është dashur të bëni kompromis me veten apo me të dashurit tuaj për ta arritur atë. Ju jeni projektuesit e jetës suaj, mos lini asgjë t’ju rrëshqasë nga duart, pasi pendimi është ndjesi e keqe.
Mos lini mosmarrëveshjet t’ju shkatërrojnë miqësitë
Natyrisht që miqësia është më e rëndësishme sesa fakti se kush ka të drejtë në një mosmarrëveshje të vogël. Por e vërteta është se shumë njerëz e kuptojnë dhe e praktikojnë këtë rregull, ndaj për këtë arsye humbin shumë miq të mirë.
Heshtja është ndonjëherë përgjigjja më e mirë
Heshtja është më e mirë në kontrollin e emocioneve dhe në shmangien e konflikteve. Heshtja është një mjet i fuqishëm që pak njerëz arrijnë ta përdorin në situata kur është e rëndësishme.
Atmosfera e ngrohtë në shtëpi, çelësi për një jetë të lumtur
Dashuria ka vetëm një rrugë për të mësuar dhe kjo është familja. Një familje e lumtur krijon njerëz të lumtur që arrijnë të transmetojnë rrezatim te të tjerët.
Ndiqni dëshirat tuaja
Ky është një rregull i vështirë për t’u ndjekur, pasi njerëzit ndikojnë shumë te përcaktimi i preferencave të njëri-tjetrit. Për shembull, a jeni i sigurt që doni ta blini celularin e shtrenjtë që e kanë të gjithë apo është më mirë për ju që ato para t’i përdorni në formimin tuaj? Të ndjekësh dëshirat e brendshme është rruga më e mirë për të shpenzuar kohën, energjinë dhe paratë.
Jetoni jetën me ndershmëri
Vështrimi retrospektiv që njeriu i bën jetës kur plaket, është shuma e ekuacionit të çdo ekzistence. Një jetë e ndërtuar mbi bazën e ndershmërisë, çon gjithnjë në një zgjidhje pozitive të jetës. Jini të ndershëm dhe me integritet.
Ndajeni diturinë që keni
Ndajeni diturinë për të ndihmuar edhe të tjerë në rrugëtimin e gjatë të jetës. Vetë eksperienca e të jetuarit është një mësim i mirë, por mbi të gjitha ndihmoni të tjerët të mos përsërisin gabimet tuaja.
Silluni mirë me planetin
Mos shfrytëzoni pa kufij duke menduar se e zotëroni tokën që mund t’ju takojë sipas letrave. E vërteta universale është se njeriu i përket tokës dhe jo toka njeriut. Respektoni natyrën për të respektuar ekzistencën tuaj.
Vizitoni vende të panjohura
Risia është ajo që ju duhet për të pasur një jetë të larmishme dhe të mbushur me energji pozitive. Eksploroni vende të reja çdo vit, pasi bota ka shumë surpriza për njeriun.
Nëse grindeni, merruni me të tashmen, jo me të shkuarën
Mënyra më e keqe për të çuar në ujëra të gabuara një bisedë, është rikujtimi i së shkuarës. Ky problem haset më shumë te çiftet. Faleni të shkuarën dhe përqendrohuni tek e tashmja.
Dashuria përpara nevojës
Nëse krijoni një lidhje dhe kuptoni që më tepër keni nevojë për dikë sesa ndieni dashuri për të, kjo është një shenjë varësie dhe jo afeksioni.