Nëse teorikisht “i zoti e nxjerr gomarin nga balta”, në praktikë një Lada-Niva nxirret nga ngecja në dëborë prej një deveje.
Kjo ka ndodhur në Rusi, atje ku kafsha e shkretëtirës është diçka e rrallë.
E rrallë ka qenë dhe ajo që ka ndodhur, pra kur kafsha gungaçe por me vlera të jashtëzakonshme fizike e organike, ka mundur të tërheqë një Lada, makinë simbol në Rusi si prodhim vendas.