Për shkak të jetës super stresuese, shpesh na mungon gjumi i mjaftueshëm. Por jo vetëm stresi është fajtori. Ushqimet e darkës gjithashtu mund t’ju lënë pa gjumë. Nëse e keni të vështirë të flini natën, duhet të ndërprisni këto ushqime në darkë:
Çaji
Edhe pse mund ta keni imagjinuar që një filxhan çaji i nxehtë do t’ju vinte në gjumë shpejt, çaji përmban një sasi të vogël të kafeinës, por të mjaftueshme për të nxitur funksionet e sistemit nervor, zemrës dhe muskujve, duke ju lënë pa gjumë.
Është mirë të ndërprisni të gjitha përmbajtjet e kafeinës si çokollatë, kola, çaj dhe madje edhe kafe, të paktën katër deri në gjashtë orë para se të vendosni kokën në jastëk. Gjithashtu, konsumimi i shumë lëngjeve rrit frekuencën e shkuarjes në banjës gjatë natës, një faktor ky çrregullues për gjumin!
Mishi i pulës
Megjithëse proteina duhet të përbëjë një pjesë të rëndësishme të dietës së përditshme, shumë prej tyre mund t’ju lënë pa gjumë.
Pula është e pasur me proteina, konsumi i të cilave mund të ndërhyjë në ritmin tuaj të gjumit, nëse hahet pak para kohës së tij. Ngrënia e ushqimeve të pasura me proteina gjatë darkës do t’ju jap energji, por jo qetësi në trup.
Akulloret dhe ëmbëlsirat e rënda
Akullore apo ëmbëlsirë në darkë? Nuk është ide e mirë.
Akullorja përmban shumë yndyrë dhe është e ngarkuar me sheqer. Shmangni konsumimin e saj afër gjumit, pasi trupi nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për të djegur dhjamin dhe mund t’ju bëj të shqetësuar.
Gjithashtu, konsumimi i ushqimeve të tjera të yndyrshme dhe të skuqura mund të çojë në një gjumë të trazuar.
Çokollatat
Çokollatat kanë aftësi të mëdha për t’ua prishur gjumin. Çokolata e qumështit përmban tirozinë, e cila shndërrohet në dopaminë, një stimulues që do të shkaktojë gatishmëri për qëndrim zgjuar. Çokolata e zezë përmban sasinë më të lartë të kafeinës se sa një filxhan kafe. Ajo gjithashtu përmban theobrominë, një përbërës i njohur për rritjen e rrahjeve të zemrës dhe shkakton pagjumësi.
Ushqimet pikante
Ushqimet pikante rrisin temperaturën e trupit dhe ju bëjnë më të shqetësuar. Këto mund të shkaktojnë zbaticë të acideve që mund t’ju lënë pa gjumë gjithë natën. Hudhra është e njohur si barishte “e nxehtë” apo ushqim pikant që mund të shkaktojë urth.