Gjesti “romantik” i një burri ka ndarë opinionin publik në dysh pasi historia e tyre u bë virale.
Në një fotografi, burri rreth të gjashtëdhjetave shihet duke qëndruar në këmbë gjatë udhëtimit, në mënyrë që gruaja e tij të mund të shtrihej për të bërë pak gjumë.
“Ky burrë qëndroi në këmbë për gjashtë orë me qëllim që gruaja të flinte. Tani, kjo është dashuria,” thuhet në një postim të bërë nga ndërmarrësi Courtney Lee Johnson, i cili kishte udhëtuar me çiftin.
Duke marrë më shumë se 15,000 pëlqime dhe mijëra komente, fotografia nxiti debat, pasi shumë prej përdoruesve të rrjetit besonin se ky nuk ishte “dedikim i duhur dashurie”.
Shumë komentues e konsideruan gjestin e gruas si “veprim vetjak”, ndërsa njëri ka thënë se “nëse kjo quhet dashuri, preferoj të mbes vetëm”.