Përfshirja e tij e mëparshme në politikë (ishte në fushatën e Benet Becit në Shkodër ka bërë që shumë njerëz të kenë kuriozitet lidhur me hapat e Luiz Ejllit në të ardhmen në politikë.
Me batuta dhe humor Luizi i është përgjigjur sërish kësaj pyetjeje i ftuar në ‘Fiks Fare’, duke thënë se nëse do krijonte një parti, se do zgjidhte një pjesë të PD, një pjesë të PS, një pjesë të Metës, një pjesë të Albin Kurtit.
“Që do një ndryshim ky vend e do, se thotë Rama jo po ika unë kush do të vijë? Do marr një pjesë të partisë së Albin Kurtit, janë të mirë ata për protesta, janë të mirë për opozitë. Do merrja një pjesë të partisë së Ilir Metës, të kryejnë punë ata. Do merrja një pjesë të partisë së Berishës, se duhen, se nuk pranojnë asnjëherë rezultatin e zgjedhjeve, sido të jetë. Do merrja dhe një pjesë të PS, se kanë vila kudo dhe se ata fitojnë gjithmonë”, tha me batuta Luizi.
Ai ka folur gjithashtu në lidhje me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, dhe për skenat me Oltën.
“Për mu ndoshta janë disa skena çuku-çuku, se s’jam aktor profesionist, por për Oltën dhe të tjerët s’është kështu. Ajo ishte vetëm një puthje. Sapo e mori vesh dhe Kiara, filloi duke bërë valixhet gati. I thashë a jemi duke ik me pushime, veç kur iku te njerëzit e vetë”, tha me shaka Luizi.