Opozita pritet të mbledhë nesër grupin e punës për Reformën Zgjedhore, në një kohë kur mazhoranca dhe opozita parlamentare do të nisë punën në Komisionin e Posaçëm të ngritur për këtë reformë.
Sipas mediave informative, Partia Demokratike tashmë ka caktuar edhe emrat që do të jenë pjesë e grupit të punës të ngritur nga opozita.
Burimet thanë se opozita ka vendosur qëe grupi i punës për Reformën Zgjedhore të drejtohet në nivel politik nga Sekretari i Përgjithshëm i PD,Gazment Bardhi. Ndërkohë që pjesë e grupit nga PD do të jetë edhe Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Endri Hasa dhe Arben Ristani.
Të gjitha partitë e koalicionit do të kenë përfaqësuesit e tyre në grup pune: LSI ka caktuar 3 përfaqësues; PR dhe PDIU nga 2 përfaqësues; ndërsa PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga një përfaqësues.