Nga Gjykata e Tiranës, duke folur përpara trupit gjykues, Mark Frroku e ka cilësuar të padrejtë qëndrimin e tij në paraburgim përgjatë këtyre dy viteve.
Teksa ditën e nesërme pritet të jepet vendimi ndaj tij, ish deputeti është mbrojtur duke thënë se është i pafajshëm dhe se pasuria e tij është e ligjshme.
“Jam i pafajshëm, besoj se gjykata do të japë drejtësi.
Prej dy vitesh po mbahem padrejtësisht në burg.
Pasuria ime është e ligjshme.
Nuk e kam njohur kurrë Aleksandër Kurtin”, ka thënë Frroku në Gjykatë.