Bota Netanyahu shpall fitoren: Do të jem kryeministër i gjithë izraelitëve

Netanyahu shpall fitoren: Do të jem kryeministër i gjithë izraelitëve

Kryeministri aktual pritet të formojë qeverinë e pestë nën drejtimin e tij, një rekord absolut në Izrael

Kryeministri Benjamin Netanjahu deklaroi një “fitore të pabesueshme” pasi rezultatet për zgjedhjet e përgjithshme të Izraelit të martën treguan partinë e tij, Likud, dhe koalicionin e djathtë, me një avantazh të qartë dhe me shumicë absolut në Knesset, parlamentin izraelit.

Koalicioni i djathtë i udhëhequr nga Netanyahu ka fituar 65 vende nga 120 vende që ka parlamenti izraelit, ndërsa blloku i majtë, 55 mandate.

“Unë i kam filluar tashmë bisedimet me liderët e partive tona të djathta, dhe thuajse të gjithë ata kanë deklaruar publikisht se do të më rekomandojnë mua për të formuar qeverinë, dhe po kështu do të bëjë edhe presidenti ynë. Qeveria e ardhshme do të jetë një qeveri e krahut të djathtë. Megjithatë, unë kam ndërmend të bëhem kryeministër i të gjithë izraelitëve, të drejtë dhe të majtë, hebrenjve dhe jo-hebrenjve. Kjo ka qenë dhe kështu do të jetë dhe në të ardhmen”, tha  Netanyahu në fjalimin e tij të fitores.

Israel’s Prime Minister Benjamin Netanyahu waves to his supporters after polls for Israel’s general elections closed in Tel Aviv, Israel, Wednesday, April 10, 2019. (AP Photo/Ariel Schalit)