Kryeministri izraelit Benyamin Netanjahu tejkalon kohën rekord në qeverisje ndaj themeluesit të Izraelit, David Ben Gurion, i cili ishte kryeministër për 4 876 ditë.
Me këtë rast, Netanyahu i bëri homazh legjendës së tij paraardhëse gjatë një interviste me gazetën ”Israel Ha-Yom”, që i dedikoi një foto udhëheqësit të parë të partisë, në faqen e parë të saj.
Netanjahu tha se ”ashtu si Ben Gurioni, kam qenë në gjendje të pajtoj nevojat e një Izraeli me pakicë fetare me ato të një shumice laike”.
”E kam paraqitur veten para udhëheqësve të botës pa komplekse inferioriteti”, theksoi ai.
Si shembull ai sjell urdhrin për t’i dhënë përparësi luftës kundër planeve bërthamore iraniane.
”Izraeli është tani i vetmi shtet në botë që po lufton kundër ushtrisë iraniane”, tha Netanyahu.