Rusia po nxit një konflikt të madh në Ballkan ndërkohë që NATO po ruan nën frikë paqen e Kosovës deri tani.
Kështu shkruan prestigjozja New York Times e cila sulmohet shpesh herë edhe nga Trump për shkak të lajmeve dhe dokumentave që pubikon ajo që tregojnë për kompromentime të shumta të lidhjeve të fshehta ruso-amerikane.
Por të fokusohemi tek lajmi që Rusia po nxit tension dhe konflikt në Ballkan. Ja si e e nis shkrimin NY Times;
“Përsëri Rusia po ngre tensione në një vend ku u prek nga dora amerikane, duke e konsideruar si triumfin e saj por tani është kthyer në një sfidë të madhe për NATO-n dhe BE-në”, Në artikullon e shkruan nga Barbara Surk përmendet Kosova dhe ndërhyrja e trupave amerikanë për të cilët mediat shkruajnë se ndihma e tyre ishte shumë e madhe.
NY Times vazhdon shkrimin duket thënë se tahsmë kanë kaluar 18 vite nga ndërhyrja ushtarake amerikane që largoi forcat serbe nga Kosova, edhe pse këta të fundit nuk heqin dorë kollaj dhe kjo shihet në gjestet provokuese që bëjnë të dy vendet, edhe liderët me njëri-tjetrin. Rasti i fundit ishte incidenti me trenin serb që do kalonte në Mitrovicë, kun ndodhen një pjesë e minoritetit serb dhe ky tren shkruante Kosova është Serbi në 23 gjuhë të botës.
Rusia ishte vendi që ë mbështeti këtë veprim ku tha se nuk kishte asgjë të keqë të shprehej një dëshirë.
Corwin Lusk, komandanti i trupave amerikane për pjesën lindore të KOSOVËS ka thënë se Rusia po luan dhe se Moska duket se kërkon një tension në Ballkan.
Shumë Kosovarë dhe serbë që jetojnë në Kosovë kanë frikë se mund të shkaktohet një tjetër luftë, ndërkoohë që 120 mijë serbë jetojnë në Kosovën e Veriut në afërsi të kufirit serb.
Lilijana Miliç, i cila zotëron një fermë përgjatë rrugës ndërmjet Mitrovicës dhe Prishtinës thotë se në vend që të kemi aleancë dhe mbështetje ata kërkojnë konflikt dhe luftë, referuar Rusisë.
Rusia ka lidhje të thella historike me Serbinë dhe me forcat që kundërshtuan NATO-n duke shkaktuar luftë mbi Kosovën në vitin 1999. Pas një fushate bombarduese amerikane Serbia humbi kontrollin mbi rajonin duke thënë se do njohin kurrë sovranitetin e Kosovës, e cila e konsiderohet si djep i popullit serb dhe besimit të tij të krishterë ortodoks. Putin ka vazhduar të mbështesë Serbinë, edhe serbët që jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Moska mbështeti serbët e Bosnjës kur ata mbajtën një referendum të debatueshëm në nëntor dhe një muaj më vonë, Rusia mbështeti partitë opozitare në zgjedhjet kombëtare në Maqedoni, një tjetër ish-republikë jugosllave.