Që Reali i Madridit e kërkon me çdo kusht Neymar, kjo tashmë dihet. Por që braziliani ta mendojë rikthimin në Spanjë, duhen plotësuar 5 kushte të tij.
Lajmin e ka bërë publik prestigjozja “Diario gol”, e cila ka renditur edhe arsyet që mund të çojnë Neymar në Madrid.
Së pari, braziliani mund të pranojë të veshë fanellën e bardhë të Realit, në vitin 2019 dhe jo më parë.
Së dyti, vajtja e tij në Madrid, duhet të lidhet me largimin e Ronaldos, që pas dy vjetësh do të jetë 34 vjeç.
Së treti, ai duhet të jetë ylli numër 1 i Realit të Madrid, e të mos i ndodhë si me Cavanin tek PSG.
Së katërti ai duhet të ketë të gjithë mbështetjen e klubit për të arritur të fitojë Topin e Artë.
E së pesti, duhet të jetë futbollisti më i paguar në botë.
Kushte të forta, por jo të parealizueshme për Florentino Perez, i cili e kërkon me çdo kusht Neymar në Madrid. E meqë ka thënë me çdo kusht, ja ku i ka 5 të tilla.