Sport Nga avioni privat te kërkesa për familjen e Luis Suarez: Kërkesat e...

Nga avioni privat te kërkesa për familjen e Luis Suarez: Kërkesat e ‘çuditshme’ të Messit për të rinovuar me Barcelonën

Lionel Messi mbetet sërish temë e nxehtë te Barcelona. Kanë kaluar pak më shumë se dy vite që kur argjentinasi shprehu dëshirën për tu larguar nga Blaugranat dhe emri i tij lakohet sërish në ambientin katalanas. Gazeta spanjolle “El Mundo”, ka zbuluar kërkesat e Leo Messit për të rinovuar kontratën e tij në vitin 2020, me Hose Maria Bartomeu në presidencë.

Sipas gazetës, argjentinasi ka kërkuar një bonus prej 10 milionë eurosh vetëm për të nënshkruar. Ai kërkoi gjithashtu një zonë private në stadiumin “Camp Nou” për familjen e tij dhe atë të Luis Suarez, një fluturim vjetor me avion privat për të gjithë familjen në Argjentinë dhe për të rikuperuar me interes uljen e rrogave për shkak të pandemisë.

Ndërkaq, 34-vjeçari kishte kërkuar një tjetër kusht që do i lejonte të largohej nga spanjollët. Për të prishur kontratën, Messi do ishte i lirë për një klauzolë simbolike prej 10 mijë eurosh.

Bartomeu pranoi disa nga kushtet, derisa negociatat u prishën dhe kapitulli përfundoi me Messin që kërkuar largimin. Messi kishte një kontratë prej 74.9 milionë euro në vit dhe i bëri këto kërkesa për ta rinovuar atë, sipas El Mundo bazuar në një zinxhir emailesh mes babait dhe përfaqësuesit të tij, Jorge Messi, dhe udhëheqjes ekzekutive të klubit. Argjentinasi u largua nga Barcelona me parametra zero për të firmosur për dy sezone me PSG.