Në qilarin e tij Bethlehem, distiluesi Nader Muaddi prodhoi me pak se 500 shishe likeri vitin e kaluar, por fitoi famë ndërkombëtare dhe tani synon të ndihmojë ringjalljen e interesit në vendlindje për këtë pije tradicionale.
Në periferi të qytetit të famshëm për lindjen e Jezusit, 35-vjeçari tregon mënyrën e prodhimit artizanal të arakut, një pije me aromë anise e njohur në Lindjen e Mesme dhe e ngjashme me Uzon greke apo Sambuca-n italiane. Bodrumi i ngushtë përmban tre kazanë të vegjël për distilim dhe një zonë testimi. Rrushin, Naderi e merr vetëm nga fermerët lokalë dhe kryesisht punon vetëm, duke testuar çdo fuçi me dorë.
Kam marrë pjese në tre konkurrime ndërkombëtare për pije alkoolike; i pari ishte në Berlin ku mora medalje të artë në kategorinë time, si dhe titullin “araku më i mirë i vitit”. Në Berlin, në garë ishin gati 300 pije nga 19 shtete. Në Nju Jork më shumë, 600 pije nga 29 vende të botës dhe mora medalje të agjentë, si dhe fitova përsëri titullin “araku i vitit”. Pas kësaj erdhi Londra, ku garonin 44 vende, e unë dola i treti me medalje bronzi”, thotë Nader Muaddi, prodhuesi arakut.
Një shishe e brakut ta Muaddit shitet par 150 shekal apo 40 dollarë, që do të thotë mjaft ma shtrenjta sesa llojet e tjera na treg. Megjithatë, cilësia duket se justifikon çmimin. Pija tradicionale shkon shume si shoqëruese për ushqimet dhe mendohet se është më mirë të konsumohet ngadalë dhe me akull. Në territoret palestineze, ku të krishterët nuk përbejnë veçse një përqindje të vogël të popullsisë, tregu i pijeve alkoolike, është mjaft i tkurrur.