Muaji i parë i vitit është plot me festivale në të gjithë botën dhe është një mundësi e përkryer për të bërë një udhëtim. Pra, nëse doni të njihni vendet më të mira më poshtë keni disa sugjerime.
Bogë, Kosovë
Kosova është e pasur me shumë bukuri natyrore. Që nga Lindja e në Perëndim. Nga pranvera deri në dimër. Boga është me siguri fshati më turistik gjatë dimrit në Rrafshin e Dukagjinit. Po ashtu është një ndër vendet më të vizituara edhe në stinët e tjera. Boga ndodhet mes maleve të Rugovës dhe është një prej vendeve më të bukura në Kosovë për të shijuar borën. Një udhëtim dyditor për në Bogë të Pejës sipas agjencive turistike mund ta bëni me një çmim prej rreth 55 eurosh, në të cilën keni të përfshirë transportin vajtje-ardhje, akomodimin në hotel, plus dy vakte të përshirë.
Mavrovë, Maqedoni
Është fiks koha duhur për të bërë disa ditë pushime në vendet ku mund t’i gëzoheni borës. Mavrova është e njohur për bukuritë natyrore që ofron, pistën e skive, liqenin e bukur, ajrin e freskët dhe malet përreth. Ky vend është destinacioni më tërheqës për të apasionuarit e sporteve dimërore. Ndodhet në veri të Maqedonisë, shtrihet në Malin Bistra. Pista e Skive, që dikur ka qene pistë olimpike, ndodhet 1250 m mbi nivelin e detit, është 1960 m e gjatë dhe është e pajisur me infrastrukturën më të mirë. Udhëtimi për në Mavrovë për dy ditë kushton rreth 40 euro për person. Ky çmim përfshin transportin vajtje-ardhje, akomodimin në hotel si dhe dy vakte të përfshira (mëngjes dhe darkë)
Kolashin, Mali i Zi
Kolashini është një tjetër vend i preferuar veçanërisht në periudhën e dimrit. Pista e shkëlqyer e skive, shëtitjet me teleferik përmes bukurisë së malit Bjelasica dhe parkut kombëtar të mbuluar nga bora. Kolashini ndodhet në veri të Malit të Zi, rrezë malit Bjelasica dhe Sinjajevina. Qendra e skive është 1450 m mbi nivelin e detit, 16.5 km e gjatë dhe ndodhet vetëm 15 minuta larg nga qendra e qytetit. Gjatë sezonit dimëror, lartësia e borës arrin nga 1.5 deri në 2 m lartësi dhe zgjat afërsisht 120 ditë (diku deri nga mesi i prillit). Në muajin janar një udhëtim dyditor për në Kolashin mund ta bëni për 60 euro, ku përfshihen transporti vajtje-ardhje nga agjencia, akomodimi në hotel, mëngjesi dhe darka në restorantin e hotelit.
Dubrovnik, Kroaci
Dubrovniku është një perlë e Kroacisë, me një histori gati mijëvjeçare, konsiderohet si një prej pikave turistike më tërheqëse në Adriatik. Vija bregdetare me peizazhe perfekte, plazhe e gadishuj të pyllëzuar si dhe qindra ishuj të shtrirë si me dorë përgjatë bregut, e bëjnë atë të veçante. I quajtur shpesh “Perla e Adriatikut”, Dubrovniku nuk njihet vetëm falë detit të kaltër e të kulluar, por edhe prej trashëgimisë së vyer historike e kulturore. Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë të janarit në këtë qytet, i cili është një harmonizim mes ngjyrave, aromave, kulturës dhe gjallërisë të cilat risjellin Mesjetën dhe Rilindjen në formën e tyre më moderne, mund ta bëni me një çmim prej 100 eurosh. Ku keni të përfshirë transportin, hotelin si dhe vaktet gjatë qëndrimit atje.
Ndërsa faqja Kiwi.com sugjeron disa nga destinacionet më të veçanta në botë, të cilat mund t’i vizitoni këtë muaj.
Kumbh Mela, Indi
Duke u nisur nga 15 janari deri më 4 mars, Kumbh Mela është një nga festivalet më të famshme fetare në botë, ku miliona adhurues hindu mblidhen për të gjetur qartësi shpirtërore dhe të lajnë mëkatet e tyre në lumenjtë e shenjtë në Allahabad. Festivali përshkruhet si akti më masiv i besimit në botë.
Vullkani i gjelbëruar, Cape Verde
Ishujt janë një përzierje e mrekullueshme e kulturës portugeze dhe të Afrikës Perëndimore, në ushqim, muzikë, arkitekturë dhe gjuhë Një grumbull i shkëmbinjve vullkanikë në mes të Atlantikut, rreth 560 km larg bregut të Senegalit, është një nga vendet ideale për të vizituar në janar. Ishujt që tani përbëjnë Cape Verde ishin të pabanuara deri në shekullin e 15, kur eksploruesit portugezë kolonizuan ato, duke i përdorur ato si një bazë për tregtinë e Atlantikut. Sot, ata janë një përzierje e mrekullueshme e kulturës portugeze dhe afrikës perëndimore, në ushqim, muzikë, arkitekturë dhe gjuhë. Temperaturat mesatare në këto vende arrijnë deri në 25 gradë celsius, gjë që e bën edhe më të përshtatshme për shëtitjet në plazhe.
Ski në Liban
Libani është shtëpia e vendpushimeve të mëdha të skive. Kështu që në janar është koha e përkryer për të kaluar disa ditë pushime në këtë vend. Ndërkohë që shijoni natyrën e veçantë të alpeve në Liban, ju mund të shihni edhe bregdetin. Të shohesh detin dhe të bësh ski ndërkohë.
Festivali Ebisu, Japoni
Nëse dëshironi argëtim, zgjidhni Japoninë këtë muaj. Nga 9-11 janari zhvillohet festivali më i madh në Japoni. Festivali i parë i madh i vitit të ri zhvillohet në të gjithë vendin, por veçanërisht festohet në qytetet e Osakës, Kiotos dhe Fukuoka. Është një festival që është festuar që nga periudha Edo (nga shek. XVII deri në shekullin XIX), dhe mijëra njerëz vizitojnë vendet e shenjta për t’u lutur për suksesin në punën dhe biznesin e tyre.
Miami, Florida
Kjo është koha më e mirë e vitit për të vizituar Miamin, ku rrezet e diellit dhe lagështia e bëjnë motin ideal për plazh dhe shëtitje pa u djersitur.