Historia që ju keni mësuar rreth vdekjes së udhëheqësit të Perandorinë Mongole, e dyta për nga madhësia në histori, mund të jetë e gabuar. Ai mund të ketë vdekur nga një pandemi
Midis shumë legjendave të përhapura në lidhje me vdekjen e udhëheqësit dhe sundimtarit të madh mongol Genghis Khan, ekziston tashmë një teori që duket më e besueshme.
Temüjin Borjigin, ky është emri i parë i një prej udhëheqësve më të famshëm të të gjitha kohërave, që themeloi dhe qeverisi Perandorinë Mongole, e dyta për nga madhësia në histori. Lindur më 1162, Genghis Khan, u emërua më 1206 një sovran universal, nën udhëheqjen e tij, Perandoria Mongole arriti kufijtë e Oqeanisë dhe Evropës në pak më shumë se njëzet vjet. Vdekja e tij, e cila ndodhi në 1227, është e veshur me mister. Për shkak të dëshirës së tij, askush nuk e di se ku u varros, dhe me kalimin e shekujve kanë lindur legjenda të pafundme, disa më të besueshme, të tjerat më pak, mbi shkaqet e vdekjes së tij. Disa thonë se ai vdiq si rezultat i plagëve të marra pasi ra nga kali i tij, ndërsa luftonte kundër forcave kineze. Të tjerët thonë se vdiq nga një plagë e infektuar; madje ekziston një hipotezë se ai u përgjak deri në vdekje pasi u tredh nga një princeshë e perandorisë Tangut.
Shkaku i vërtetë i vdekjes së Genghis Khan, sipas një studimi të botuar në “International Journal of Infectious Diseases”, mund të jetë shumë më pak madhështor, pasi mund të ketë vdekur nga murtaja.
“Të gjitha këto legjenda ndoshta u shpikën më vonë gjatë jetës dhe ato nuk e konsiderojnë një fakt të rëndësishëm”, shpjegojnë studiuesit në Universitetin Flinders në Adelaide (Australi) në studim.
“Familja e Genghis Khan ishte e ndaluar të fliste për vdekjen e tij, pasi ajo erdhi në një moment vendimtar kur Mongolia ishte gati të pushtonte Xia Perëndimore, një perandori kundër së cilës kishin luftuar për njëzet vitet e fundit”.
Ndoshta edhe për shkak të këtij konfidencialiteti nuk kemi shkrime, apo dëshmi që përshkruajnë qartë shkaqet e vdekjes së Genghis Khan. Duke iu përmbajtur sa më shumë burimeve të besueshme dhe duke lënë mënjanë thashethemet, studiuesit prandaj kërkuan informacion në faqet e një prej shtyllave të historisë kineze, “Story of Yuan”, një nga 24 veprat zyrtare që përbëjnë historinë e Kinës. Në këtë libër, thuhet se Khan kishte ethe nga 18 deri më 25 gusht 1227, dhe se tetë ditë pas fillimit të sëmundjes, ai vdiq.
Disa studime të mëparshme kishin hedhur hipotezat se ai vdiq për shkak të etheve të tifos, por studimi i Universitetit Flinders hedh poshtë këtë hipotezë, duke argumentuar se, përveç etheve, nuk do të kishte asnjë aluzion të simptomave tipike të sëmundjes, të tilla si të vjella ose dhimbje stomaku. “Duke marrë parasysh faktin që murtaja goditi ushtrinë e tij që në 1226, një diagnozë më e arsyeshme retrospektive sugjeron që ky ishte shkaku i vdekjes”, thuhet në studim. Ekspertët theksojnë rëndësinë e marrjes në konsideratë të sëmundjeve pandemike, edhe kur hetohen vdekjet misterioze të figurave të mëdha historike, në vend që të imagjinohen ngjarje të jashtëzakonshme dhe specifike.