Extra Telepati, fantazma apo çfarë? Këto 9 histori të frikshme janë të pashpjegueshme

Telepati, fantazma apo çfarë? Këto 9 histori të frikshme janë të pashpjegueshme

Disa ngjarje thjesht nuk mund të shpjegohen dhe “rastësia” brenda tyre duket e frikshme dhe e pakuptueshme. Provë për këtë janë historitë e njerëzve në Reddit, më intriguese se shumë filma thriller.

1

Kur isha fëmijë vizitoja shpesh gjyshen dhe sa herë dilja nga shtëpia ia bëja me dorë fqinjët përballë, që qëndronte gjithmonë pranë dritares. Një ditë po largohesha nga shtëpia e gjyshes dhe isha para mamasë sime, e cila ishte ndalur në derë për të biseduar me gjyshen. Kështu që u nisa poshtë shkallëve dhe kur kthehem prapa, shoh si gjithmonë fqinjin në dritare. E përshëndeta me dorë dhe ai po njësoj. Mami më pyeti me kë po flisja dhe kur unë u përgjigja, ajo shtangu. U bë e bardhë dhe s’tha asgjë. Disa javë më vonë më tha se fqinji kishte ndërruar jetë disa ditë para vizitës sonë te gjyshja. Unë s’besoj tek fantazmat, por e di që e pashë.

2

Duke ndërruar pantallonat, hoqa rripin dhe shkova në dhomën tjetër për të marrë pantallonat e tjera. Rripin nuk e gjeta më aty edhe pse shtëpia ishte bosh dhe e kërkova për 10 minuta. 10 vite më vonë, shoh të njëjtin rrip.

3

U ktheva te personi tjetër në dhomë me mua, të cilin e njihja shumë pak dhe i thashë thjesht: “Motra ime do fejohet tani”. Ai më pyeti “pse e thashë këtë” dhe iu përgjigja me “nuk e di”.

Disa ditë më vonë, kuptova se në atë moment, në anën tjetër të botës, motra ime kishte thënë “po”. Unë nuk e dija as që ajo ishte në një lidhje.

4

Kam një kujtim të gjallë sikur kam qenë më tim atë në New York dhe në Statujën e Lirisë. Mbaj mend detaje si “unë që shihja çdo gjë mbi shpatullat e babit”, por prindërit më thonë që s’kam qenë kurrë në SHBA. Për herë të parë shkova kur isha 23 vjeç dhe mbaja mend gjithçka, siç kishte qenë kur isha atje me babain tim.

5

Një mëngjes u zgjova dhe vura re se aparati im fotografik ishte në majë të divanit përballë shtratit tim. E dija që s’e kisha vënë unë atje. Kalova, e mora, e ndeza dhe klikova butonin për të parë fotot. Kishte qindra fotografi të mia duke fjetur, të gjitha me sa duket janë kapur nga pjesa e pasme e divanit. Vulat kohore sugjerojnë që të gjitha fotot janë bërë midis orës 2 të mëngjesit dhe 3 të mëngjesit. Unë jetoj vetëm. S’e kam kuptuar kurrë çfarë ndodhi.

6

Unë mashtroja shpesh duke u shtirur si e sëmurë për të mos shkuar në shkollë. Një ditë thashë se kam dhimbje stomaku dhe gjyshja , që e dinte se po gënjeja, më tha të shkonim në spital. Kur shkuam, mjeku më tha se apandesiti im duhej hequr urgjentisht dhe nëse do kishte zgjatur një ditë më shumë, mund të ishte “çarë”. Të shtirurit si e sëmurë më shpëtoi jetën.

7

Kur vajza ime ishte e vogël dhe ajo mërzitej, diçka në kuzhinë prishej rastësisht. Ndodhi shumë herë për të qenë e rastësishme dhe gjërat thyheshin ose prisheshin në mënyra të pashpjegueshme. Një ditë kur i thashë se s’duhet të hante më tortë, ndjeva një zhurmë në kuzhinë dhe kur hapa dollapin, pjatat filluan të binin.

8

Betohem se fëmija im 4-vjeçar më lexon mendjen. Unë mendoj për akullore, ajo më pyet nëse mund të blejmë akullore. Unë mendoj për time më, ajo më thotë “a mund të shkojmë te gjyshja?”.

9

Koha “u zhduk” para syve tanë një ditë. Unë dhe shoku im morëm një kontratë në një qytet tjetër dhe shkonim me makinë çdo ditë për dy javë. Ishte një orë vajtja dhe një orë kthimi, por një ditë kthimi na mori plot 3 orë. Shoku im e kuptoi që diçka nuk shkonte kur gruaja e telefonoi e shqetësuar, pse ai s’përgjigjej dhe pse i ishte fikur telefoni. Ne u larguam pak para orës 2 të pasdites dhe telefonata erdhi pothuajse në orën 5 pasdite. Teoria ime është që alienët na morën për 2 orë, por kush dreqin e di.

Burimi: Bright Side