Fillimisht zyrtarët në Kinë nuk e morën seriozisht virusin dhe gjithashtu dënuan një mjek i cili u përpoq të përhapte informacione lidhur me rrezikshmërinë e virusit.
Zyrtarët në Kinë u treguan të ngadaltë në marrjen e masave, edhe pasi e kuptuan rrezikshmërinë e virusit. Ata i mbyllën kufijtë shumë vonë dhe vendosën karantinën kohë pasi shumë veta në Whan ishin larguar për në qytete të tjera për motive festive.
Tjetër gabim në Kinë ishte lejimi i një banketi gjigand me bukë për 10 mijë familje, të cilat ishin lënë në izolim atje. Familjet e ndanë ushqimin me njëri-tjetrin e gjithashtu bashkë me ushqimin, dhe virusin.
Shumë njerëz, pasi fluturuan nga Kina drejt shtëpive të tyre në Evropë apo Amerikë, nuk u vetkarantinuan e as nuk u ndaluan nga zyrtarët, edhe pse të gjithë e dinin se virusi ka një periudhë inkubatore 14 ditë, pra pasojat e marrjes i shfaq më vonë.
Karantinimi i anijes Diamond Princess ishte një tjetër gabim nga zyrtarët. Ato e mbanë kroçerën në izolim për disa ditë, e më pas i lanë njerëzit atje të lirë, përfshirë dhe 23 persona të cilët nuk u testuan kurrë a e kishin marrë virusin apo jo.
Një tjetër gabim ishte pranimi nga Anglia i 4 qytetarëve të saj që ishin në kroçere, pa marrë akoma përgjigjen e testit të koronavirusit. Më vonë rezultoi që të 4 personat ishin mbartës të virusit.
Në Amerikë shumë autoritete shëndetësore kanë neglizhuar disa pacientë që vinin nga Kina dhe që kishin shfaqur simptoma. Autoritetet atje gjithashtu neglizhuan një person që më vonë u shpall rasti i parë i përhapjes komunale të virusit.
Qendra Botërore për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive raportohet të ketë gabuar duke dhënë teste të skaduara të cilët kanë rezultuar në mos gjetjen e rasteve koronavirus edhe ndër njerëz që në fakt e mbartnin atë.
Shpërthimi në Itali është pranuar nga zyrtarët të ketë qenë pjesërisht faji tyre, për shkak se pacientin zero ata e lanë të lirë të lëviste nëpër spital për 36 orë, duke infektuar dhe shumë të tjerë.
Shumë njerëz në Amerikë nuk i janë nënshtruar sugjerimit të qeverisë, duke shkuar në mbledhje gjigande njerëzish edhe pse ishin të dyshuar si mbartës të virusit.
Një gazetë lokale në Itali ndau me publikun lajmi se 16 milionë vetë do të karantinoheshin, përpara se dekreti të bëhej publik, duke shkaktuar kështu largimin e menjëhershëm të shumë njerëzve nga rajoni i Lombardisë, çka ndihmoi në përhapjen e virusit.
SCAN/ Burimi: Business Insider