Mbrëmja e Shqipërisë në “Stade de France” ishte për t’u harruar e në fakt nisi ters për shkak të një gafe të organizatorëve të ndeshjes. Ky takim nisi me 7 minuta vonesë sepse francezët kishin ngatërruar himnin e Shqipërisë, pa ekzekutimin e të cilit ndeshja nuk mund të fillonte.
Në fakt, francezët, sikurse u zbulua më pas, kishin vendosur himnin e Andorrës, që sigurisht nuk u pranua nga kuqezinjtë, të cilët të kapur nga befasi nga ajo që po ndodhte, qëndruar në fushë në pritje të zgjidhjes së problemit, ndryshe, nuk do të pranonin që luanin.
Por gabimet e francezëve nuk u mbyllën me kaq. Spikeri i stadiumit, kërkoi falje gjithçka kishte ndodhur, por duke bërë një gafë të dytë. Në vend që t’i kërkonte falje Shqipërisë, i kërkoi… Armenisë.
Më ters nuk mund të niste për Shqipërinë, sa për mungesën e seriozitetit të organizatorëve aq edhe për rezultatin.