Bota Nga Italia në Suedi: Bilanci i përhapjes së koronavirusit në Europë

Nga Italia në Suedi: Bilanci i përhapjes së koronavirusit në Europë

Mes rasteve të identifikuara, viktimave dhe masave kryesore të marra, ja se cili është bilanci i përhapjes së koronavirusit në Europë.

ITALI

Me 374 raste infektimi dhe 12 të vdekur, Italia është vendi më i prekur në Europë dhe platforma e shpërndarjes së COVID-19 në kontinent, për shkak të turistëve që kanë vizituar veriun e vendit.

SPANJË

Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar 12 raste, nga të cilat dhjetë kanë lidhje me Italinë.

FRANCË

Janë identifikuar 18 raste dhe dy persona kanë vdekur.

Rasti i 18-të u regjistrua sot në mbrëmje dhe ishte bashkëshortja e një pacienti të shtruar në spital, në Annecy.

GJERMANI

Deri tani, 18 raste. Dy të fundit u identifikuan dje, midis të cilëve një 25-vjeçar me shumë mundësi i infektuar në Milano.

BRITANI E MADHE

Trembëdhjetë raste të identifikuara që nga fillimi i epidemisë.

GREQI

Rasti i parë u identifikua sot dhe është një grua 38-vjeçare, që kishte udhëtuar kohët e fundit në Italinë e Veriut.

KROACI

Tre raste: një i ri, që kishte qenë në Itali dhe vëllai i tij, ndërsa rasti i tretë, një burrë që punonte në Parma, Itali.

AUSTRI

Dy raste: një çift të rinjsh italianë.

BULLGARI

Deri më tani, nuk janë identifikuar raste infektimi me koronavirus.

BELGJIKË

Një rast, një burrë i ardhur nga Wuhan në fillim të shkurtit.

DANIMARKË

Asnjë rast.

NORVEGJI

Asnjë rast, por Instituti i Shëndetit Publik ka bërë thirrje që të nisin përgatitjet për një epidemi të rëndë, që do të rrisë aftësinë pritëse për të sëmurët rëndë.

FINLANDË

Dy raste, një turiste kineze në Laponi, e identifikuar në fund të janarit dhe një finlandeze e identifikuar sot dhe që kishte vizituar Italinë e Veriut.

SUEDI

Dy raste. Rasti i parë u identifikua në fund të janarit, një grua që kishte qenë në rajonin e Wuhan-it.

VENDET BALTIKE

Deri tani asnjë rast, por autoritetet kanë marrë masa.

Lituania ka deklaruar gjendjen e “situatës ekstreme”, që e lejon atë të veprojë dhe të lëshojë fonde më shpejt në rast të një epidemie.

Letonia ka rezervuar rreth 100 shtretër spitalorë dhe u ka kërkuar shtetasve të saj, të cilët janë kthyer nga vendet e prekura, që të marrin 14 ditë “leje karantine” të paguar nga Sigurimet Shoqërore.

POLONI

Asnjë rast i konfirmuar.

REPUBLIKA ÇEKE

Asnjë rast. Dhjetëra çekë të kthyer nga Italia janë vënë në karantinë.

SLLOVAKI

Asnjë rast.

GJEORGJI

Rasti i parë u njoftua sot.

MAQEDONI E VERIUT

Një rast, një grua që u kthye pas pushimeve në Itali.