Në fillim të korrikut të kaluar, nisën të qarkullonin disa zëra për një lidhje të mundshme mes Karin Benzemasë dhe Jordan Ozunas. Gjithçka ndodhi kur francezi po shijonte pushimet pas përfundimit të sezonit (sapo kishte fituar La Ligan dhe Championsin).
Futbollisti është kapur nga disa fotografë në shoqërinë e modeles amerikane në bordin e një jahti luksoz.
Që nga ai moment, të shumtë janë ata që kanë treguar për një lidhje të mundshme mes tyre. Tashmë, është vetë Jordan Ozuna ajo që publikon imazhet e para me Benzemanë në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 337,000 ndjekës. Nëpërmjet historive të kësaj platforme të njohur, modelja shfaqet e përqafuar me “yllin” e Realit.
Edhe pse Jordan Ozuna nuk jep detaje nga lidhja e saj me francezin, e vërteta është se këto imazhe vlejnë sa një mijë fjalë. Nga ana e tij, Benzema nuk i ka ndarë në profilin e tij këto foto.
Modelja amerikane ka lindur më 1 janar 1990 në Maryland. Që në moshë shumë të vogël ajo ka qenë e lidhur me botën e modës dhe pasarelave, duke marrë pjesë në evente të ndryshme, ndonëse më parë ka punuar si kamariere në klubin e njohur të natës në Las Vegas, “Light Night Club”. Aktualisht, Jordan Ozuna punon me agjenci të tilla të rëndësishme modelimi si “Tricia Brink Management”, “The Salt Agency”, “Caroline Gleason Management” dhe “State Management”.