Teleskopi revolucionar i NASA-s, James Webb, nisi udhëtimin e tij prej 1,5 milionë kilometrash për në orbitën e diellit. Nisja ishte planifikuar dhe shtyrë disa herë prej disa dekadash, por këtë të shtunë, në mëngjesin e Krishtlindjes, ajo u realizua, nga baza hapësinore europiane në Guianën Franceze në Oaqeanin Atlantik. Sipas NASA-s, kjo nismë është edhe fillimi i një epoke të re në astronomi.
We have LIFTOFF of the @NASAWebb Space Telescope!
At 7:20am ET (12:20 UTC), the beginning of a new, exciting decade of science climbed to the sky. Webb’s mission to #UnfoldTheUniverse will change our understanding of space as we know it. pic.twitter.com/Al8Wi5c0K6
— NASA (@NASA) December 25, 2021
Teleskopi Webb, i cili konsiderohet si më i fuqishmi dhe më i ndërlikuari në botë, do t’i japë përgjigje shumë pyetjeve rreth sistemit tonë diellor, do të studiojë planetët jashtë sistemit tonë diellor dhe do të na japë një panoramë të universit të cilën nuk kemi qenë në gjendja ta shohim më parë.
Agjencia Hapësinore Europiane e quajti një dhuratë për Krishtlindje nisjen e misionit, ndërsa Administratori i NASA-s, Bill Nelson, tha në fjalën e tij se kjo është një ditë e madhe për planetin Tokë.
Teleskopi me kosto 10 miliardë dollarë është i pajisur me një pasqyrë që mund të hapet deri në 6,5 metra, dhe që do ta lejojë të mbledhë edhe më shumë dritë nga objektet që do të vëzhgojë në hapësirë. Sa më shumë dritë të jetë në gjendje të mbledhë teleskopi, aq më shumë detaje mund të pikasë. Pasqyra është e përbërë nga 18 copa hekzagonale të lara me florim secila me një diametër prej 1,32 metrash.
Që prej vitit 2004, mijëra shkencëtarë, teknikë dhe inxhinierë nga 14 shtete të botës kanë harxhuar 40 milionë orë për ta ndërtuar këtë teleskop, i cili përmban pjesë nga Agjencia Hapësinore Europiane dhe ajo e Kanadasë.
Tani, Webb do të na ndihmojë të kuptojmë origjinën e universit dhe t’i japim përgjigje pyetjeve kyçe mbi ekzistencën tonë, si nga kemi ardhur dhe a jemi të vetëm në këtë botë.
Qëllimi kryesor është që të zbulojë yllin e parë të krijuar pak pas Bing Bang, rreth 13,5 miliardë vite më parë.
Në këtë mënyrë, shkencëtarët do të kenë mundësi që të kuptojnë se si kanë lindur yjet dhe si kanë evoluar.
I cilësuar si një anijet më të shtrenjta të krijuara ndonjëherë, “James Webb” pritet t’u lejojë astronomëve që të studiojnë fillimin e universit si dhe do të kërkojë për planete të galaksisë sonë ku mund të jetoi njeriu.
Teleskopi do të zëvendësojë Hubble, që është ende në punë që prej vitit 1990. “Jabes Webb” pas 10 vitesh do t’i përfundojë karburanti dhe pas kësaj kohe do të jetë mbetja më e shtrenjtë hapësinore e ndërtuar ndonjëherë.
#NASAWebb’s fairing has been jettisoned, revealing the telescope for the first time in space! Also, we have successfully received telemetry from the observatory. #UnfoldTheUniverse https://t.co/uLUmjnfOO4 pic.twitter.com/MN3xOPounA
— NASA Webb Telescope (@NASAWebb) December 25, 2021