Përmes një video live në Instagram, Luizi ka sqaruar disa pikëpyetje dhe ka zbuluar disa surpriza.
Si fillim, ai u kërkoi ndjekësve të tij mos t’i përmendin më ish-banorë.
“Mos m’i përmendni më banorët me të cilët kam qenë në “Big Brother”. Se po i përmenda unë emrin njërit prej tyre, bëhet lajm dhe thotë pastaj ‘Pse më shave?’”, tha ai.
Duke u ndalur te komentet negative, Luizi u shpreh se ai nuk preket nga asgjë, por shtoi se mërzitet për Kiarën.
“Unë mërzitem se mërzitet Kiara. Se mua vetëm fresk më bëjnë. Mua më vijnë anash, po vetëm se ia prishin qejfin Kiarës. Nuk kam pasur kohë të rri shumë me të këtë periudhë prej filmit, por e shoh që mërzitet nga disa komente. Lëreni rehat, çfarë ju ka bërë Kiara juve? Hajdeni m’i thoni mua ato që doni t’i thoni asaj, lëreni Kiarën!”- tha Luizi.
Sakaq, shumë shpejt ai dhe Getoar Selimi do sjellin bashkëpunimin e parë. Teksa fansat po e presin me padurim, Luizi na zbuloi pak nga ideja që kanë për realizimin e klipit.
“Qëparë po flisja në telefon me Getoarin. Dhe po i thoja që në klipin e këngës të marrim Dritan Shakohoxhën dhe në fillim të klipit të thojë: “Mirëmbrëma njerëz. Mbani frymën. Spektakli filloi! Getoari, Luizi… Do dalë super klip”, zbuloi ai.
I pyetur nëse është e vërtetë që është zënë me Oltën, oa u ndalur shumë në detaje ai tha se me të nuk ka pasur ndonjëherë marrëdhënie të mira.
“Pse kur kam qenë ndonjëherë i rregulluar me Oltën unë, që u dashka të zihem tani?”, tha shkurt ai, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka pasur debate.