Aktualitet I vjedh fqinjit shtëpinë, i rrëmben edhe të dashurën dhe e përdhunon,...

I vjedh fqinjit shtëpinë, i rrëmben edhe të dashurën dhe e përdhunon, arrestohet 25-vjeçari nga Tirana

Një 25-vjeçar nga Tirana është vënë në prangat e policisë pasi ka hyrë në shtëpinë e fqinjit, ka vjedhur një shumë parash si dhe ka përdhunuar të dashurën e 49-vjeçarit.

Bëhet fjalë për të riun e identifikuar me iniciale  J. O., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Nga sa njofton policia, 25-vjeçari ditën e djeshme ka shkuar në banesën e A. B., 49 vjeç, (fqinji i tij), të cilit i ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular.

Më pas ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit, dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Pas denoncimit, ai është arrestuar nga uniformat blu.