Edhe pse doli disi e zhgënjyer nga ceremonia e Golden Globes, Lady Gaga u rendit në listën e të veshurave më bukur që parakaluan tapetin e kuq të dielën mbrëma.
Aktorja 32-vjeçare i la të gjithë pa fjalë me fustanin e saj gjigant nga “Valentino” dhe flokët me nuancë blu në ceremoninë e 76-të të “Golden Globes” që u mbajt në hotelin Beverly Hilton, Los Angeles.
Por sigurisht që Gaga kishte një konkurrencë shumë të fortë, pasi ndiqej pas nga yje të veshura bukur si Amy Adams, Halle Berry and Rachel Brosnahan.
Më poshtë mund të shihni të gjitha të famshmet që u veshën bukur dhe mahnitën me pamjen e tyre në “Golden Globes”.