Mauricio Pochettino shpërtheu në lot pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit. Trajneri i Tottenhamit ka dërguar londinezët në finale për të parën herë në histori.
“Lojtarët e mi janë heronj, kam një vit që i them të gjithëve që kam një grup heronjsh. Faleminderit futboll, ky emocion nuk është i mundur pa futbollin. Faleminderit të gjithëve që kishit besim te ne. Është e vështirë të përshkruaj me një fjalë se çfarë ndjej. Po flisnim përpara ndeshjes se kur punon dhe kur ndjen dashuri nuk është stres, por pasion. Treguam se e duam sportin e futbollit. Është e vështirë të konkurrosh në këtë nivel. Jam shumë mirënjohës që jam trajner. Të jem pjesë e futbollit dhe të marr pjesë në një mbrëmje të tillë”, tha Pochettino pas ndeshjes, ndërsa filloi të qajë…
“Nuk dua të harroj familjen time, kjo është edhe për ta. Duhet të jemi gati për ndeshjen e radhës të dielën dhe më pas do të përgatitemi për finalen.”
Por, përveç emocional, Pochettino është edhe një person shumë karizmatik.
Ja disa nga gjërat që nuk dinit për të.
1 – Është qytetar nderi në Virle Piemonte: babai i stërgjyshit të Pochetinos emigroi në Argjentinë në vitin e largët 1867 pikërisht nga qyteza e vogël në dyert e Torinos
2 – Ka stërvitur Southampton deri në maj të vitit 2014, dy muaj përpara ardhjes së Dusan Tadic te Saints: kryqëzim që ka munguar, deri në gjysmëfinalen e Champions.
3 – Ish-mbrojtës, Pochettino ka koleksionuar 20 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Argjentinës mes vitit 1999 dhe 2002. Ndeshja e debutimit? Kundër Holandës, në atë që sot quhet “Johan Crujff Arena”. Mirë se erdhe Mauricio.
4 – Në vitin 2001 në fushë ishte edhe ai, te PSG, në finalen e Kupës Intertoto të fituar ndaj Brescias së Baggios dhe Mazzones.
5 – Trajneri i Spurs ka publikuar një biografi, Brave New World, ku tregon manitë e tij: mbi të gjitha, ajo për të zgjedhur siç duhet me rigorozitet ilaçin e rrobave për lavanderinë e skuadrës.
6 – Parfumi dhe aromat janë në qendër të zyrës së tij: Pochettino ka zakon të vendosë limona në tavolinën e tij “për të thithur energjitë negative që janë të pranishme në ambient”.
7 – Është një fans i madh i Robbie Williams: Love my Life është një nga këngët e preferuara. Do të shohim nëse do të jetë soundtrack edhe i finales së Champions.