Aktualitet Nga lokalet tek shkollat: Çfarë përfshin kategoria me risk të lartë që...

Nga lokalet tek shkollat: Çfarë përfshin kategoria me risk të lartë që do hapen të fundit

“Lufta nuk ka mbaruar, jemi në mesin e saj”. Kështu u shpreh këtë të hënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Gjatë emisionit “Opinion”, ajo u shpreh se rastet e reja çdo ditë tregojnë që ende Covid-19 po qarkullon në vend.

“Pikë së pari dua të them që luta ende nuk ka mbaruar, jemi në mesin e saj. Fakti që kemi raste të reja që zbulohen çdo ditë tregon që jemi ende duke u përballur me  të. Kemi vetëm sot 22 raste. Ajo që mund të them është që përpos rasteve aktive kemi dhe raste të shëruarish”, tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh që kurba jonë e rasteve me Covid-19 vazhdon të jetë e sheshtë. Sipas ministres mesatarja e rasteve të infektimeve në Shqipëri është 15.4 në ditë. Sipas Manastirliut nëse nuk do të ishin marrë masat, do të përballeshim me një situatë tjetër në spitale.

“Kurba jonë epidemiologjike është një kurbë e sheshtë. I jemi shmangur çdo piku që mund të shkaktonte vonesa dhe mesatarja jonë e rasteve të reja është 15.4 raste në ditë nëse marrim një mesatare javore. Unë do të thoja që masat reflektojnë situatën ku jemi sot. Nëse nuk do ishin marrë në kohë do ishim përballur me flukse të mëdha të shtruarish në spitale. Fatkeqësisht dhe humbjet e jetës do të ishin më të mëdha”, tha Manastirliu.

Çfarë përfshin kategoria me risk të lartë që do hapen të fundit

Aktivitetet, bizneset dhe institucionet janë kategorizuar në tre shkallë: Ato me risk të ulët, risk të mesëm dhe risk të lartë, në situatën e pandemisë.

Ndërkohë që sot disa biznese me risk të ulët filluan aktivitetin dhe të tjera që do të hapin dyert që nga data 27 prill, është kategoria e tretë me risk të lartë që do të hapen të fundit, sidomos për këto javë që nuk bëhet fjalë.

Por cilat përfshihen në këtë kategori?

Ministrja Manastirliu iu përgjigj pyetjes së Fevziut i cili iu referua këtyre bizneseve dhe aktiviteteve duke thënë se do harrohen për një kohë të gjatë.

Sipas Manastirliut në këtë kategori përfshihen:

-Qendrat estetike

-Qendrat tregtare

-Klinikat stomatologjike

-Parukeritë

-Shkollat

-Çerdhet

-Kopshtet

-Pub-et

-Lokalet

-Restorantet