Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha pas mbledhjes së qeverisë se u miratua pr.ligji për ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e Urës së Bunës, projekt i dakordësuar gjatë mbledhjes së qeverisë me atë të Malit të Zi.
Me gjatës 310 metra, kjo urë, tha Balluku do të shkurtojë në mënyrë shumë të ndjeshme distancën mes dy vendeve duke ndihmuar turizmin.
“Kjo urë do të ndryshojë të gjithë mënyrën e komunikimit midis dy vendeve, të cilat kanë 34 km plazhe të cilat për t’i aksesuar qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km. Ndërkohë që me ndërtimin në urën e Bunës, me 310 metra do të përshkruhet në vetëm 2 minuta. Rezulton që investimi të shkojë diku tek 1.5 miliardë lekë që do të ndahen 50 me 50 mes të dyja vendeve”, tha Balluku.