Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga zyrat qendrore të OSBE-së në Vjenë, ku do të jetë në krye të një prej organizatave më të rëndësishme për lirinë dhe demokracinë në botë.
“Në zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e suksesshëm të OSBE, të cilin Shqipëria e merr zyrtarisht nesër”, shkroi Rama në “Facebook”, bashkëngjitur videos.
Ekipi do të jenë 60 përqind shqiptar dhe 40 përqind të huaj, saktësisht 18 shqiptarë dhe 12 zyrtarë të kombësive të tjera.