Është inauguruar këtë të hënë reparti i ri i Forcave Speciale RENEA, në 107-vjetorin e Policisë së Shtetit.
Rama e vlerësoi këtë si një strukturë moderne, e cila nuk ka asgjë më pak se strukturat e ngjashme në Europë.
“Nëse sot kemi një strukturë moderne për forcat RENEA, e cila nuk ka asgjë të mangët me strukturat të ngjashme europiane. Deri një dekadë më parë kishim një repart ushtarak që përgatitej të sulmonte civilë në jug të vendit. Nuk ishte 100 vjet më parë, por vetëm 20 vjet më parë. Nëse krahasimet me të shkuarën janë absolutisht tronditëse, sot është koha për t’u matur me të ardhmen”, u shpreh kryeministri Rama.
Kreu i policisë së Shtetit Ardi Veliu tha se finalizimi i projektit të selisë qendrore të RENEA-s ka kushtuar 10 milion euro, nga të cilat 6 mln euro financim nga buxheti i shtetit dhe 4 mln euro nga BE.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, garantoi se BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në fushën e sigurisë, ku vetëm gjatë dy viteve të ardhshme pritet të akordojë edhe 15 mln euro të tjera.