Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Excelsior” ka botuar, të enjten e 6 marsit 1913, në faqen n°2, një fotografi të rrallë të anëtarëve kryesorë të Kongresit shqiptar të Triestes, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Dje thamë se Kongresi shqiptar përfundoi në Trieste. Këtu janë disa nga anëtarët kryesorë:
1- Z. Dervish Hima, gazetar shqiptar, i cili prej vitesh në Vjenë mbron pavarësinë e vendit të tij.
2- Z. Mark Kakarriqi, nga komiteti organizativ, kryetar i rrethit franko-shqiptar të Triestes.
3- Z. Faik Bej Konica, Kryetar i Kongresit.
4- Z. Shtjefën Curani, Kryetar i Komitetit Organizativ.
5- Z. Fan Noli, prift ortodoks.
6- Z. Hilë Mosi.
7- Z. Masar bej Toptani.
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania